INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Se dimë çfarë mendon Gigi, por Zayn Malik bën deklaratën e fortë që mund të ketë acaruar djemtë e One Direction! [FOTO]

Se dimë çfarë mendon Gigi, por Zayn Malik bën deklaratën e fortë që mund të ketë acaruar djemtë e One Direction! [FOTO]

Publikuar më: 18:47 07-11-2018

“One Direction” ishte një prej grupeve muzikore më popullore derisa u shpërbë në vitin 2015, por duke i lënë hapur mundësitë për një ribashkim. Muajt e fundit fansat më të zjarrtë të tyre kanë kërkuar me ngulm që kjo gjë të ndodhë, por fatkeqësisht kanë marrë lajmin e trishtë dhe ishte Zayn Malik ai që hodhi poshtë çdo mundësi për ribashkim.

Zayn në një intervistë të dhënë për Vogue ka shuar të gjitha shpresat për një ribashkim të grupit duke u shprehur se:

“Nuk kam folur me asnjë prej tyre për një kohë të gjatë. Ndodhën disa gjëra dhe u thanë gjëra pasi u largova që kurrë nuk i kisha pritur. Njerëzit ecin para, njerëzit rriten vetëm. Njerëzit marrin rrugë të ndryshme, veçanërisht kur ka pesë individë.”- tha Zayn.

Ai gjithashtu bëri deklaratën e fortë duke u shprehur se në One Direction nuk bëri asnjë shok, por thjesht kalonte disa orë me ta.

Zayn ka folur për marrëdhënien me të dashurën e tij supermodelen e njohur Gigi Hadid ku tha se ai është mjaft i lumtur. Këngëtari gjithashtu shtoi se Gigi-n e ka një mbështetje të madhe e në fakt çifti duken më të lumtur se asnjëherë më njeri-tjetrin.

vr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.002310037612915