INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sarandë: Të shtëna me armë zjarri gjatë natës, alarmohen banorët

Sarandë: Të shtëna me armë zjarri gjatë natës, alarmohen banorët

Publikuar më: 11:49 14-09-2017

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në hyrje të qytetit të Sarandës rreth orës 02:30 të natës së kaluar. Mësohet se të shtënat kanë qene me breshëri dhe kanë ngjallur panik tek qytetaret të cilët janë zgjuar të alarmuar.
Si pasojë e të shtënave nuk raportohet për njerëz të plagosur.

Ende nuk dihen personat që kanë qëlluar me armë zjarri dhe arsyet. Për momentin nuk ka reagim zyrtar nga policia për ngjarjen.

Article Logic
Execution time: 0.0033729076385498