INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Sarah” e Alfred Pezës. Një roman për gra të lira dhe burra të vërtetë [VIDEO]

Publikuar më: 18:54 06-10-2017

Gazetari, dhe politikani Alfred Peza promovoi sot librin e tij , “Sarah”, i cili bazohet në një personazh real që jetoi një shekull më parë. Sara Blloshmi, vajza e një koloneli shqiptar lindi në Konstandinopojë dhe jetoi midis lindjes e perëndimit. Ajo futi elementet perëndimore të civilizimit në Shqipëri siç ishte loja e tenisit. Të gjitha këto detaje historike e tërhoqën Alfred Pezën dhe kështu lindi “Sarah”.
Peza e konsideroi “SARAH” si një dhuratë për të gjithë ata që e mbështetën në periudhën e vështirë që po kalonte. Por projektet e Afred Pezës nuk ndalen këtu. Ai tregon se cilat janë veprat që do shohin dritën e botimit në vitet në vijim.
Rrënjët e informacionit që e çuan Pezën tek “Sarah”, ishin aspektet reale të historisë së Sarah Blloshmit. Ai tregon se tërhoqi, dhe e intrigoi shumë personazhi, pasi ishte një gjë e jashtëzakonshme që para 100 vitesh në Shqipëri, të kishte një femër që të luante tenis dhe bëhet fjalë për vitin 1922. Ndër të tjera Peza ka zbuluar informacione që tregojnë se vajza që do të kthehej në personazhinn kryesore të librit të tij mbante kapele të prodhuara nga Koko Shanel në atë periudhë në Paris.

Article Logic
Execution time: 0.0033330917358398