INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sarah do prezantojë spektaklin e humorit, zbulon çfarë i tha i dashuri Dj PM!

Sarah do prezantojë spektaklin e humorit, zbulon çfarë i tha i dashuri Dj PM!

Publikuar më: 10:26 02-03-2022

Sarah Berisha komentoi për herë të parë propozimin e marrë për te moderuar spektaklin e humorit “Kosherja”. Sara tregoi se e kishte pritur telefonatën e skenaristes në dush. Fillimisht tha se kishte menduar se ishte ndonjë korrier, ndërsa më pas mendoi se do të ishte e ftuar në emision.

Ftesa për t’u bërë moderatore e kishte habitur, për shkak se nuk ka pasur ndonjë eksperiencë të ngjashme, ndaj Sara tha për “ABC e pasdites” se për vendimin përfundimtar u këshillua me të atin dhe të dashurin e saj.

Dj PM, me të cilin nisi një lidhje dashurie brenda shtëpisë së Big Brother Vip i kishte shprehur mbështetjen e tij të plotë në rrugëtimine ri të Sarës dhe sigurisht nuk mund të pritej gjest më i bukur nga PM, i cili vazhdimisht ka shprehur kujdesin dhe përkushtimin e tij ndaj blogeres.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939