INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sara Hoxha tha se i kushton kuzhina 100 mijë EURO, ndërsa Lori ka një këshillë pikante për të gjithë ne: Jeta është...[FOTO]

Sara Hoxha tha se i kushton kuzhina 100 mijë EURO, ndërsa Lori ka një këshillë pikante për të gjithë ne: Jeta është...[FOTO]

Publikuar më: 09:53 18-04-2019

Ditën e djeshme, qeveria shqiptare njoftoi se do të kontribuonte në rindërtimin e katedrales Notre Dame në Paris, duke dhuruar 100 mijë euro. Presidenti Macron deklaroi se brenda 5 viteve, katedralja do të rikthehej në gjendjen e mëparshme.

Pas këtyre lajmeve, Sara Hoxha nuk e ka kursyer një koment për qeverinë gjatë bisedës me motrën e saj Redian. Ishte kjo e fundit që në një foto të publikuar në Snapchat, ka treguar se është shkrirë së qeshuri nga fjalët e Sarës.

funn.jpg

 

Por Sara nuk është e vetmja motër me sens humori në shtëpinë Hoxha, pasi edhe Lori na e ka treguar këtë me postimet e saj në rrjetet sociale.

Ditën e djeshme bukuroshja e njohur ka publikuar një foto me një mbishkrim mjaft interesant.

“Jeta është shumë e shkurtër, porosit dy copa bakllava!”- shkruan Lori, duke treguar se pëlqen ëmbëlsirat dhe se nuk ka frikë nga kaloritë e tëpërta.

Pra, nëse doni t’i vendosni përshkrime të bukura fotove në Instagram, mjafton të “kopjoni” pak Lorin edhe pse neve do na pëlqente një tepsi e plotë me bakllava, jo vetëm dy copa.

life’s short, order 2 portions of baklava

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha) on

 

Article Logic
Execution time: 0.0038578510284424