INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Sara Hoxha nis emisionin e ri, por vëmendjen e merr ky DETAJ

Sara Hoxha nis emisionin e ri, por vëmendjen e merr ky DETAJ

Publikuar më: 10:40 29-09-2026

Sara Hoxha ka bërë debutimin në eksperiencën e saj të re televizive, por duket se jo vetëm paraqitja e saj në ekran ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Pas shfaqjes së saj në studio, në rrjetet sociale kanë nisur komentet për look-un e moderatores, veçanërisht për pantallonat që kishte zgjedhur të vishte.

Sara u shfaq me një bluzë të bardhë, pantallona të zeza dhe këpucë në të njëjtën ngjyrë. Pikërisht modeli i pantallonave duket se ka ndarë ndjekësit, me disa prej tyre që nuk e kanë pëlqyer zgjedhjen.

“Ça i ka këto pantallona kjo?”, shkruan një komentues.

“Ça veshjeje, pa pikë lidhje”, thuhet në një tjetër reagim.

Kritikat janë përsëritur edhe në komente të tjera, ku ndjekësit kanë diskutuar kryesisht kombinimin dhe modelin e pantallonave.

Megjithatë, mes reagimeve negative ka pasur edhe shumë mbështetje për Sarën. Disa ndjekës kanë vlerësuar jo vetëm paraqitjen, por edhe mënyrën e saj të komunikimit dhe energjinë që ka përcjellë në ekran.

“Minimumi, kjo vajzë ka edukatën edhe energjinë e mirë. Plus që po më pëlqen”, shkruan një prej tyre.

Një tjetër komentues ka dalë hapur në mbrojtje të moderatores, duke e cilësuar atë “një yll” dhe duke kritikuar vëmendjen që i është kushtuar pamjes së saj.

Kështu, që në daljen e parë në këtë eksperiencë të re televizive, Sara Hoxha ka marrë vëmendjen e publikut. Përtej rolit të saj të ri në ekran, këtë herë diskutimi në rrjet është zhvendosur edhe te një detaj i look-ut të saj, duke sjellë reagime të ndara mes ndjekësve.