Dyshja më e përfolur gjatë verës së kaluar janë kthyer sërish në qendër të vëmendjes. Bëhet fjalë për Sara Hoxhën dhe Erik Fullanin, çiftin që për një kohë të gjatë u pa si i pandarë dhe me një marrëdhënie të konsoliduar. Mirëpo, së fundmi, detaje të vogla në rrjetet sociale kanë ngritur dyshime se mes tyre gjithçka mund të ketë marrë fund.
Sara dhe Erik nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, duke shtuar dhe më tej dyshimet për një ndarje tē mundshme mes tyre. Për momentin, as Sara dhe as Erik nuk kanë reaguar publikisht për këto zëra, duke lënë vend për aludime dhe komente të shumta.
Nëse kjo është thjesht një krisje e përkohshme apo fundi i një prej historive më të përfolura të showbiz-it shqiptar, gjthsesi kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim.








13 May 2026 





