INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Samsung sjell Galaxy ON6

Samsung sjell Galaxy ON6

Publikuar më: 13:49 02-07-2018

Samsung sapo ka lançuar në Indi modelin me te ri ekonomik Galaxy ON6. Ky smartphone përveçse ofron një çmim shumë të mirë për vendet në zhvillim, duket se simbolizon dorezën e zezë të sfidës kundrejt Xiaomi, kompani e cila jo para shumë kohesh ka deklaruar që për sa i përket tregut Indian, Samsung nuk është më shitësi më i madh. On 6 do të jetë rivali i drejtpërdrejtë i Redmi Note5 pro, por specifikimet nuk flasin në favor të alternativës së Samsung. Galaxy ON6 do të jetë i pajisur me 32-64gb memorje, do të ketë 4gb ram, nje CPU Octa Core 1.6 GHz dhe dy kamera ku 13mp do jetë kryesorja dhe 8 mp ajo për selfie.Ekrani i përdorur do të jetë nje panel Super Amoled 1280 me 720. India mesa duket do të shërbejë si kavje për të konfirmuar në ky smartphone ia vlen të sillet në tregje të tjera.Ky model do hidhet në treg me nje çmim fillestar prej 200 eurosh për versionin me 32gb dhe mund të shkojë deri në 250 euro për atë më 64gb memorje.

Më shumë në këtë kategori: « Vivo surprizon për keq këtë herë
»
Article Logic
Execution time: 0.0033628940582275