INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Samsung Galaxy S7 në shitje në mars

Samsung Galaxy S7 në shitje në mars

Publikuar më: 19:05 24-01-2016

Galaxy S7 është modeli më i fun dit i Samsung i cili do të prezantohet në muajin shkurt gjatë Kongresit Botëror të Telefonave 2016.

Llogaria e famshme në Twitter, @evleaks, ka zbuluar datën kur do të nisin shitjet për telefonin inteligjent të Samsung-ut. Evan Blass, njeriu pas llogarisë së famshme në Twitter ‘@evleaks’, ka shkruar se telefoni do të hidhet në treg më 11 mars.

Deri tani janë zbuluar pothuajse të gjitha veçoritë e Galay S7. Telefoni thuhet se do të fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 820 me 4GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD. Ekrani do të jetë me rezolucion 2560 x 1140 Quad HD, ndërsa kamerat do të jenë 12 dhe 5 megapikselë.

Gjithashtu pritet që Galaxy S7 të ketë ekran të ndjeshëm ndaj presionit të shtypjes, ngjashëm me teknologjinë 3D Touch të Apple-it. Telefoni do të operojë gjithashtu me sistemin operativ Android 6.01 Marshmellow.

Article Logic
Execution time: 0.0033998489379883