INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Samiti në Durrës, Hahn: Rajoni do nxisë rritjen ekonomike [FOTO]

Samiti në Durrës, Hahn: Rajoni do nxisë rritjen ekonomike [FOTO]

Publikuar më: 12:39 27-08-2018

Ka nisur ditën e sotme rreth orës 10:00 në vilat qeveritare në Durrës, mbledhja e samitit të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim mbi temën 'Intergrimi i Ekonomisë Rajonale' është i pranishëm dhe Komisionari për Zgjerim, Johannes Hahn.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Hahn e ka cilësuar se takimi i sotëm mund të nxisë rritje ekonomike në Ballkan.

“Takimi i liderëve të sotëm në Durrës shton dinamikën pozitive që kemi dëshmuar gjatë muajve të fundit në lidhje me prespektivën e Ballkanit.

Rajoni do të nxisë rritjen ekonomike, vendet e punës dhe prosperitetin përgjatë rrugës për anëtarësimin në BE”- ka shkruar Hahn.

wgsw.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494