INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Samiti i G7, ‘Rusia’ përplas Trump me udhëheqësit botëror

Samiti i G7, ‘Rusia’ përplas Trump me udhëheqësit botëror

Publikuar më: 10:02 09-06-2018

Kanadaja gjatë këtyre dy ditëve ka mbledhur liderët e 7 vendeve më të industrializuara të botës, ku pa dyshim në vëmendje ishte dhe raporti me presidentin Donald Trump me të cilin shumë prej udhëheqësve kanë edhe përplasje.

Dhe pikërisht pikëpamjet e ndryshme mes liderëve të vendeve të G7 ishin mjaft të dukshme që në ditën e parë të samitit.

Presidenti Donald Trump bëri thirrje për rifutjen e Rusisë në grupin e vendeve të industrializuara, pas dëbimit të saj për aneksimin e Krimesë.

Mirëpo, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se anëtarët e BE-së ishin të gjitha kundër idesë.

Në takim ka vijuar dhe frika për tarifat tregtare të Trump.

Samiti i G7 pa dyshim është shoqëruar edhe nga protesta të qytetarëve të shumtë ku nuk kanë munguar edhe përplasjet me policinë.

Article Logic
Execution time: 0.0036211013793945