INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Salvini i 'hakërrehet' Juncer-it: Mos fyej italianët!

Salvini i 'hakërrehet' Juncer-it: Mos fyej italianët!

Publikuar më: 16:56 13-10-2018

Një përplasje e radhës ka ndodhur mes Zëvendëskryeministrit të Italisë, Matteo Salvini, dhe shefit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Sipas Salvinit, Juncker duhet të ndalojë fyerjen e Italisë.
Më herët, Juncker ka thënë se Roma nuk po e mbante fjalën mbi angazhimet e deficitit buxhetor dhe gjithashtu u bëri thirrje udhëheqësve italianë të ndalojnë përshkrimin e komisionerëve të BE-së si “monstra të ftohta dhe të bunkerizuara”.

Salvini u përgjigj orë më vonë duke thënë: Mendoni për strehën tuaj tatimore të Luksemburgut dhe mos i ofendoni italianët dhe qeverinë e tyre të ligjshme.

Italia ka paralajmëruar një deficit buxhetor 3 herë më të lartë nga ai i dakodtësuar më herët me Bashkimin Europian, gjë që është pritur me shqetësim të thellë nga Brukseli.

Article Logic
Execution time: 0.0035028457641602