INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Salihi: I kërkoj falje skuadrës, shokët dhanë shpirtin në fushë

Salihi: I kërkoj falje skuadrës, shokët dhanë shpirtin në fushë

Publikuar më: 11:34 03-04-2017

Hamdi Salihi vazhdon të vuajë, pasi edhe dje shkodrani nuk ishte në ditën e tij më të mirë.

Rastet e krijuara nuk arriti t’i kthente në gol, edhe pse askush nuk e besonte se mund t’i humbiste, ndërkohë që në shumicën e kohës u mbulua mirë nga mbrojtësit e Partizanit. Në prononcimin e dhënë për “Top-Channel”, pas ndeshjes sulmuesi u shpreh:

“Është e vërtetë që kemi dominuar dhe them me bindje se djemtë kanë luajtur një nga ndeshjet më të bukura të këtij sezoni”, ka thënë Salihi, që pranon edhe gabimet e tij në repartin e sulmit, duke treguar edhe një formë pendese. “Ndoshta unë duhej të kisha bërë më mirë detyrën time në ato rastet që më janë shfaqur. Nuk ka qenë dita ime dhe dua t’u kërkoj falje të gjithë shokëve të skuadrës, duke i falënderuar për shpirtin dhe gjithë atë që kanë treguar në fushën e lojës”, tha sulmuesi shkodran, që flet edhe për klasifikimin.

“Nuk e meritojmë të jemi kaq larg në renditje me rivalët tanë sa aktualisht”, ka mbyllur Salihi. Ky i fundit, në këtë sezon futbollistik, ka arritur të shënojë 10 gola, duke mbajtur vendin e tretë në listën e golashënuesve. Herën e fundit që ai ka gjetur rrugën e rrjetës, ishte në ndeshjen ndaj Tiranës, e luajtur në kryeqytet, që ka përfunduar në shifrat 2-2, dhe të dy golat i realizoi shkodrani. / panorama sport

Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941