INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sali Berisha: Ne jemi diamantë, lexojmë mendjet!

Sali Berisha: Ne jemi diamantë, lexojmë mendjet!

Publikuar më: 14:53 14-07-2016

Diamant morali e ka konsideruar opozitën ish-Kryeministri Sali Berisha. E ky është një mesazh i qartë që ai zgjodhi tu përcjellë të majtëve në kuvend. Ai vlerësimin e lidhi duke dhënë e një argument, kur tha se edhe pse Kryeministri Edi Rama i përjashtoi të djathtët nga Reforma në Drejtësi, opozita nuk u tërhoq dhe tregoi një shkallë të lartë përgjegjësie.
Berisha tha: “Venecia, e këtyre që sulmojnë opozitën, u nxori 38 nene. Venecia i kapi mat. Në 6 nene tha Venecia ju shkelni Konventën Europiane të Drejtave të Njeriut. Dhe kjo opozitë nuk u tërhoq, po tregoi një shkallë të lartë përgjegjësie. Mund të thoshte “bëni ç’të doni, nuk kemi punë me ju”, por nuk e tha. “U detyrua të ktheheni tek 88-a. Plotësisht! Madje pak më thellë i dashur Pandeli. Pse? Sepse 88-ën s’e kërkoi opozita, 88-ën e kishte dhënë Venecia. Venecia kishte thënë se nuk mund të emërohen pa pjesëmarrjen e opozitës. Tani vijmë më tutje, tek Vetingu. Dijeni, opozita është diamanti moral i shoqërisë. Ajo ndriçon mendjen e njerëzve, qytetarëve. Ju kërkoni, Edi Rama kërkon, që gjykatësit t’i emërojnë të huajt, kërkon që të huajt të bëjnë një raport dhe ky raport të vijë të miratohet në parlament, një raport që e bëjnë të huajt, që nuk kanë asnjë detyrim ligjor dhe kushtetues ndaj këtij vendi! Fjala konsensus nuk ekziston për Edi Ramën, që udhëhiqet nga urrejtja më e madhe njerëzore, që celebronte fitoren me 1 milion grushta ndaj opozitës. Mbi këtë bazë Rama ngriti të famshmin komision të ekspertëve të nivelit të lartë. Që ju fluturoni dhe thoni ç’thotë Edi Rama e kam të qartë, por prapë ka ndonjë tjetër që do të arsyetojë. Unë jam i hapur, nëse do ta kishte një vend i BE personalisht nuk bëhesha pengesë. Do i thoja vetes e ke pak mbrapa orën ti dhe ndiq kohën, mos dil kundër. A jemi ne kundër rolit të vëzhguesve? Absolutisht jo, jemi plotësisht për një rol të rëndësishëm të ndërkombëtarëve në procesin e vettingut. Mbikqyrja e procesit të vettingut nga ndërkombëtarët është i një rëndësie jetike për procesin. Por jo dhënia e sovranitetit.”

Article Logic
Execution time: 0.0038490295410156