INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sajon grabitjen sepse i duheshin parat për bastet, arrestohet 27-vjeçari

Sajon grabitjen sepse i duheshin parat për bastet, arrestohet 27-vjeçari

Publikuar më: 12:53 02-10-2017

Pak më parë u raportua për një grabitje me armë në tiranë pranë një marketi, por policia në kohë rekord ka bërë të mundur zbulimin rrethanat e vërteta të ngjarjes.
Sipas tyre vjedhja është sajuar nga vet menaxheri i marketit pasi 27 vjecarit i janë dashur lekët për bastet.
Albi Celiku e ka pranuar krimin e tij dhe është arrestuar nga policia për kallëzim të rremë.

Njoftimi i Plotë

Sajon grabitje me dhunë nga persona të armatosur.

Policia arreston 27 vjeçarin.

Shërbimet e Policisë Tiranë arrestuan shtetasin :

- Albi Celiku, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas më datë 02.10.2017, rreth orës 10:50, ka bërë njoftim të rremë në organet e policisë të rendit, duke njoftuar se është grabitur nga persona të armatosur të cilët i kanë vjedhur me dhunë shumën prej 500 000 lekë të reja.

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas shumën prej 500 000 lekë të reja e ka lënë në disa pika bastesh.

Nga ana e shërbimeve të policisë janë dokumentuar dhe ambientet se ku ky shtetas ka humbur këtë shumë lekësh duke luajtur në disa pika bastesh sportive.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale " Kallzim i rremë në organet e policisë", parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162