INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sajmir Kodrës i ngel hatri me Ermal Mamaqin, ja si ia kthen moderatorit [VIDEO]

Sajmir Kodrës i ngel hatri me Ermal Mamaqin, ja si ia kthen moderatorit [VIDEO]

Publikuar më: 14:11 30-05-2017

Ata janë kolegë dhe për më tepër punojnë edhe në të njëjtin televizion.

Megjithëse nuk i kemi parë ndonjëherë në shoqërinë e njëri-tjetrit, ka qenë Ermali ai që i ka vizituar djemtë në dhomën e grimit të televizionit teksa bëheshin gati për në emision. Ndërkohë që Mamaqi e nis me shakatë  tij duke e quajtur Sajmirin si djalin më të bukur në planet dhe që nuk ka nevojë për grim, papritur zbulon edhe që këtij të fundit i ka mbetur hatri me të por pa e zbuluar arsyen.

“Përshëndetje! Nëse ka një njeri më të bukur në botë, ai është Sajmiri i STOP-it. Këtij i ka ngelë hatri me mua për diçka por nuk po e themi çfarë është”, thotë moderator i “Xing”

“Nuk më ka ngelë hatri mo Ermal. Është qasja jote profesionale që çaloi. Nuk është  ngelje hatri, është thjeshtë për tu përmirësuar ti”, ia kthen Sajmiri duke e kritikuar. /intv.al/ 

Article Logic
Execution time: 0.0088419914245605