INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Saimir Tahiri shfaqet në Kuvend. Ja kush shtrëngon duart me të [FOTO]

Saimir Tahiri shfaqet në Kuvend. Ja kush shtrëngon duart me të [FOTO]

Publikuar më: 10:38 19-04-2018

Saimir Tahiri është shfaqur këtë të enjte në sallën e Kuvendit. I veshur sportiv, me xhinse dhe xhaketë, ish ministri i brendshëm ka mbërritur në Kuvend dhe ka zgjedhur të ulet në fund të sallës së Kuvendit. 

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, tashmë deputet i pavarur, sot ka zgjedhur të mbajë një fjalë në kuvend. Pikërisht dy ditë pasi Komisioni Europian të rekomandojë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, do të jetë pjesë e diskutimeve të sotme në seancën e Kuvendit.
Kështu është parashikuar në listën e deputetëve që do të marrin fjalën në seancë.
IN Tv mëson se Tahiri ka kërkuar fjalën, si deputet i pavarur në kohën që në Kuvend do të diskutohet ndryshimi në Ligjin e Prokurorisë.
Tahiri ka mbërritur në seancë ndërkohë që punimet kishin nisur. Por ish kolegët e tij në parti nuk kanë nguruar të shkojnë dhe ta përshëndesin. Këtë nuk e kanë bërë të gjithë por disa prej tyre kanë shtrënguar dorën me ish Ministrin e Brendshëm.

tahiri-kuvend2.jpg

 

tahiri_me_deputetet.png

 

SAJAAAAAAAA.jpg

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036051273345947