INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Saimir Tahiri flet troç: Ja çfarë bëhet me drogën e sekuestruar

Saimir Tahiri flet troç: Ja çfarë bëhet me drogën e sekuestruar

Publikuar më: 22:16 09-09-2017

I ftuar në ”Xing me Ermalin” Sajmir Tahiri nuk ka folur vetëm për jetën e tij private.

Ish-ministri i Brendshëm foli edhe për jetën e tij profesionale, duke zbuluar edhe një informacion që prej vitesh ngjall kuriozitet: Çfarë bëhet me drogën e sekuestruar nga policia?

“Kur unë mora detyrën, një pjesë e drogës së kapur ruhej tek bodrumet e ministrisë. Por mbi zyrat e Gjendjes Civile ishin depot e drogës. Unë e mora kurajën të shkoja njëherë se kisha kuriozitet shumë të madh, por ishte një erë që nuk e imagjinon dot”, tha ai. “Ata që bëjnë inventarin aty, dilnin me Pogonishte!”, thanë Mamaqi dhe Tahiri në një batutë të ndërthurur.

Article Logic
Execution time: 0.0036571025848389