INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sa shumë u zbukurua Shën Pjetri për Pashkë! Holanda dhe Sllovenia dërguan mijëra lule[VIDEO]

Publikuar më: 10:53 22-04-2019

Pashka në Shën Pjetër u festua mes mijëra luleve. Orkide të bardha u derdhen si ujëvara rreth Altarit të Dëshmisë, ndërsa tulipanë, narcizë e strelicie e shndërruan edhe këto Pashkë Sheshin e Shën Pjetrit, në kopsht të lulëzuar.

Radio Vatikani bën me dije se u në shesh u shpërndanë 55 mijë lulet dhe bimët zbukuruese, që sollën “pranverën” në të Dielën e Pashkëve, duke e shndërruar Sheshin e Shën Pjetrit, në një kopsht, në kulmin e lulëzimit! 25 mijë tulipanë të bardhë, të kuq, të verdhë e ngjyrë portokalli, 7 mijë narçizë të verdhë e të bardhë, 6 mijë lulezymbyli, më se tremijë trëndafilë… Të gjitha, lule të ardhura nga Holanda për të 33-tën herë, “shtrohen” nën këmbët e Papës, në kulmin e solemnitetit të Ngjalljes së Krishtit.

Puna e lulishtarëve holandezë
Për ta krijuar këtë kënd të jashtëzakonshëm pranvere, mbi shkallët e gurta të Bazilikës e në tremen e saj, punuan 30 lulishtarë holandezë, kryesuar nga Paul Deckers, që merr pjesë në këtë nismë për të 33-tën herë. “Ia kushtoj gjithë vitin projektimit të kopshteve të lulëzuara e sapo marr miratimin e Vatikanit, përgatis vizatimet përfundimtare. Sfidë për t’u përballuar është vendosja e luleve dhe e pemëve, në mënyrë që të mos e pengojnë kremtimin e Meshës së Papës, në një ditë kur sytë e mbarë botës, ngulen mbi Atin e Shenjtë, përmes mijëra ekraneve. Mijëra lule, por edhe miliona sy,” sqaroi Paul Deckers.

Nga Sllovenia, orkidetë “në formë ujëvare”
Lulishtja në Sheshin e Shën Pjetrit ishte gati për Pashkë. “Lulëzoi”, njëherësh me ngjalljen e Zotit! Ndërkaq u stolis edhe brendia e Bazilikës, për Natën e Pashkëve. Altari i Dëshmimit u stolisur me treqind orkide të bardha “në formë ujëvare”, ardhur nga Sllovenia, me origjinë nga Japonia. Eshtë e 15-ta herë që nga Sllovenia arrijnë “duar të specializuara” për të ndihmuar Shërbimin e Kopshtarëve të Qytetit të Vatikanit në artin e stolisjes së Bazilikës.

Article Logic
Execution time: 0.0024099349975586