INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sa shumë shqiptarë kanë ikur! Po ku janë?[VIDEO]

Publikuar më: 15:51 22-08-2017

Që prej vitit 1991 vendit i mungon gati gjysma e popullsisë. Nëse pas komunizmit shqiptarët iknin për një botë më demokratike dhe shumë më të zhvilluar vitet e fundit fenomeni është rikthyer dhe arsyet janë të tjera, kryesisht ekonomike e më pak politike. Nëse sheh të dhënat e braktisjes së vendit dhe nga institucioni i statistikave kuptohet se kanë ndodhur disa eksode masive këto 27 vjet. Ku veç atij të 1991 pati një lëvizje masive dhe rreth viteve 2014-2015 e kështu po vazhdon dhe këto vitet e fundit. E nëse para viteve 2000 destinacionet më të preferuara ishin ato me afërsi më të madhe gjeografike, si Greqia dhe Italia vitet e fundit po synohen vende edhe më të largëta europiane nga Gjermani deri tek ato Skandinave, por dhe kontinenti Amerikan është një synim i vazhdueshëm, pasi çdo vit numri i atyre që bëjnë llotarinë amerikanë shtohet ndjeshëm. Ndërsa shumë të tjerë kërkojnë azil, po ata më të zotët që kanë një diplomë kanë mundur t’ja dalin, pasi kanë siguruar një leje pune. Vetëm Gjermania dy vitet e fundit ka kthyer rreth 20 mijë shqiptarë, që s’mundën dot të fitonin azil e një pjesë e tyre duan apo kanë tentuar të largohen sërisht nga vendi. Mësohet se vetëm 2.6% e aplikantëve për azil në Gjermani të moshës nga 18 – 35 vjeç u pranuan nga institucionet gjermane.
Hanns Seidel Foundation, ka studiuar shkaktarët në lidhje me braktisjen e vendi referuar intervistave të atyre që kanë kërkuar azil. E kryesoja është se papunësia e lartë i shtyn shqiptarët të emigrojnë, ndërsa ata që janë të kualifikuar kërkojnë një pagë më e mirë dhe një standart më të lartë jetesë. Këta të fundit mund të themi pa frikë se janë dhe truri, që la vendi se kryesisht janë mjekë dhe profesorë.

Article Logic
Execution time: 0.0036458969116211