INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa shumë shkojnë! U përfol se janë ndarë, Majk fotografohet me të dashurën e re [FOTO]

Sa shumë shkojnë! U përfol se janë ndarë, Majk fotografohet me të dashurën e re [FOTO]

Publikuar më: 22:15 09-03-2018

Majk e ka hedhur prapa krahëve ndarjen!

Majk është një nga reperët të pëlyqer për publikun shqiptar dhe çdo këngë e tij kthehet në hit. Mjafton të përmendim këngën e fundit të tij, pikërisht “Pasha Jetën” në bashkëpunim me Capital T dhe e kuptojmë suksesin e Majk në tregun shqiptar.

Ai është shumë aktiv si me projekte të reja muzikore, ashtu edhe me koncerte brenda dhe jashtë vendit. Krahas jetës profesionale, reperi ka qenë vazhdimisht i përfolur edhe për jetën e tij private, sidomos që kur u nda nga Majlinda Zekën, me të cilën ka edhe një djalë të quajtur Roan.

Por kjo lidhje i përket së shkuar dhe Majk ka nisur një romancë të re me Melita Nushin, lidhje të cilën ende nuk e ka konfirmuar, por me paraqitjet e tij të shpeshta pranë saj, konfirmon se lidhja e tij po shkon për mrekulli.

Para disa ditësh në mediat kosovare qarkulloi një lajm se çifti në fjalë nuk kanë të bëjnë më me njëri-tjetrin, por së fundmi në një foto që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet Melita t e përqafuar me Majkun dhe duken shumë të lumtur.

lita.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037949085235596