INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E gjeni dot kush kryeson listën e ministrave milionerë?

E gjeni dot kush kryeson listën e ministrave milionerë?

Publikuar më: 10:44 27-04-2016

Ministrat e qeverisë kanë deklaruar pasuritë e tyre dhe secili nga ta ka specifika të veçanta. Pasuritë janë bërë publike nga “Open Spending Albania”.

Në veçanti bie në sy dhe mund të jetë "rekordmene" është, Ministrja e Inovacionit, Milena Harito. Ajo disponon një apartament në Francë, prej 210 m² me vlerë 905 mijë euro dhe një studio, të cilat ajo i ka dhënë me qira. Bashkëshorti i saj që jeton e punon në Francë ka të ardhura vjetore prej 116 mijë eurosh, ndërsa ministrja 1.6 milionë lekë të rinj.
Harito dhe bashkëshorti i saj deklarojnë llogari bankare 23 mijë Euro. Po gjithashtu kanë ende për të paguar dy kredi në Francë, vlera e të cilave shkon në 333 mijë Euro.
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka deklaruar 1,541,554 lekë të ardhura nga posti si ministër dhe shpërblimet e pasuria e tij është shtuar me 46,200 lekë nga pjesëmarrja në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe 92,400 lekë nga pjesëmarrja në Komisionin e ndihmës Shtetërore.
Ndërsa llogaria personale e Arben Ahmetaj ka ulje e ngritje në disa llogari bankare. Në monedhën euro një prej llogarive është pakësuar me 2,577 euro si dhe një tjetër është shtuar në vlerën 1,453 euro. Llogari e përbashkët e bashkëshortëve është pakësuar me 75,482 euro pasi është përdorur për depozita për fëmijët dhe blerje bono thesari.
Sipas deklaratës së bashkëshortes, së tij Albina Mancka, të ardhurat e saj janë shtuar nga paga me shumën e 5,393 258 lekëve, nga qiradhënia e ambienteve tek ‘Samos Toëer’ me 10,200 euro si dhe nga qiraja e ambienteve tek ‘Tobourg’ me vlerën 12,000 euro. Ndërkohë janë shtuar edhe dy llogaritë e fëmijëve përkatësisht një 30,027 euro dhe tjetra 40,036 euro.
Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, rezulton të ketë 1,671,249 lekë të ardhura nga paga si ministër dhe pa shpërblimet. Ndërsa tre llogari bankare të ministrit janë pakësuar, përkatësisht, 61,621 lekë, llogari 2,080 lekë dhe llogari e bashkëshortes me 436,869 lekë, disa llogari të tjera janë shtuar.
Një llogari është shtuar me 87,200 lekë, llogari e shtuar  me 10,053 lekë, llogari e shtuar në valutë të biznesit me 9,702 lekë.
Bashkëshortja e ministrit Gjiknuri ka marë kredi për të blerë një automjet “Mercedes Benz” në vitin 2015 me vlerë 44,000 euro.
Sipas deklarimit të pasurisë për vitin 2015, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka 2,101,281 lekë të ardhura nga paga dhe shpërblimet e të ardhurat si këshillëtare/anëtare bordesh janë 60,000 lekë.
Bashkëshorti i ministres, Ligor Nikolla, ka pagë mujore prej 131,580 lekë si dekan i Universitetit Politeknik të Tiranës. Si pedagog në Universitetin e Strugës ka pagesë mujore neto prej 738 euro ndërsa si anëtar i senatit të UPT dhe Kryetar i Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë Matematike, 103,000 lekë. Pagesa për orë suplementare e bashkëshortit të ministres është 116,000 lekë.
Ministrja Lindita Nikolla rezulton të ketë edhe një kredi.
Më i varfri shfaqet Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, që ka si të ardhur pagën e tij si deputet e më pas si minister dhe është duke shlyer për 25 vjet kredinë për banesën ku jeton.
E veçanta këtë vit është se pagat e bashkëshortëve ministrave janë shumë të mira, në disa raste 5 herë më të larta se të vetë ministrave. Një pjesë e ministrave deklarojnë dhe shtëpi të trashëguara nga prindërit e tyre dhe të privatizuara në vitin 1993. Në deklaratat e tyre vihen re shitje dhe blerje automjetesh, kryesisht nga bashkëshortet, por nuk mungojnë dhe lëvizje të llogarive bankare.
Thuajse të gjithë ministrat kanë hapur llogari për fëmijët e tyre dhe kanë hapur dhe llogari afatgjate pensioni për veten e tyre. Llogaritë bankare të anëtarëve të kabinetit qeveritar kanë dhe karta krediti në emër të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0021681785583496