INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa keq! 12 vite lidhje “të hedhura në lum”, ndahet çifti juaj i preferuar! [FOTO]

Sa keq! 12 vite lidhje “të hedhura në lum”, ndahet çifti juaj i preferuar! [FOTO]

Publikuar më: 18:50 03-04-2018

Dukeshin çifti ideal, por fatkeqësisht i dhanë fund martesës së tyre!

12 vite në krahët e njëri-tjetrit, 9 vite të martuar por tashmë kanë zyrtarizuar ndarjen. Bëhet fjalë për aktorin e njohur Channing Tatum dhe bashkëshorten e tij Jenna Dewan Tatum.
Ata e kanë deklaruar divorcin përmes një postimi në Instagram ku kanë shkruajtur se ishte një divorc i arritur me marrëvëshje dhe kanë nënvizuar se do vijojnë të kenë respekt për njeri tjetrin dhe se nuk do mungojë asnjëherë uniteti dhe gatishmëria për të bijën Everly, 5 vjeçe.

Megjithatë çifti ka vendosur që të mos japë më shumë detaje të mëtejshme.

“Para së gjithash është e çuditshme që duhet të ndajmë këto gjëra me të gjithë, por kjo është pasojë e jetës që kemi zgjedhur të bëjmë, për të cilën jemi shumë mirënjohjes”, shkruan Channing dhe Jenna, ndërsa më tej dhanë lajmin e trishtë.

Channing Tatum dhe Jenna Dewan u njohën gjatë xhirimeve në vitin 2006, në setin e filmit “Step Up”. Jo shumë kohë më parë, aktorja ndau një klip me momentet e para të takimeve mes tyre dhe që nga i moment u bënë të pandashëm.

collageer.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039131641387939