INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa i guximshëm! Fero fton hapur 'rivalët' në një bashkëpunim, u bën TAG të gjithëve, madje edhe reperit që ka pasur fërkime ndër vite [FOTO]

Sa i guximshëm! Fero fton hapur 'rivalët' në një bashkëpunim, u bën TAG të gjithëve, madje edhe reperit që ka pasur fërkime ndër vite [FOTO]

Publikuar më: 18:27 06-08-2020

Fero njihet tashmë për deklaratat e tij të paparashikushme dhe që shkaktojnë mjaft polemika.

Megjithatë ajo çfarë ka shprehur së fundmi është pritur mirë nga të gjithë.

Fero ka propozuar që reperët më në zë të Gjilanit të bëhen bashkë për një projekt muzikor. Ajo çfarë vlen për t’u cekur është se në listën prej nëntë emrave përfshihen edhe reperë me të cilët Fero ka pasur fërkime ndër vite si përshembull Duda, detaj të cilin e ka nënvizuar edhe vetë.

“Pa marrë parasysh a kemi pas ndonjë llaf me ndërru, po du krejt Gjilani me u bo bashkë një herë e përgjithmonë”, shprehet mes tjerash Fero në videot e publikuara.

Madje ai ka shkuar më tej dhe është shprehur se i merr përsipër vetë shpenzimet e këtij projekti. Pa përmendur emra, Fero ka zbuluar se shumica e të ftuarve i kanë thënë po idesë së tij.

1471CD2C-B329-42B8-92ED-546B59DFF5AA-208x400.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039181709289551