INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa e dhimbshme! Pas 95 ditësh në spital aktori i famshëm nuk ia del dot në 'luftën' me COVID-19

Sa e dhimbshme! Pas 95 ditësh në spital aktori i famshëm nuk ia del dot në 'luftën' me COVID-19

Publikuar më: 18:31 06-07-2020

Aktori i njohur Nick Cordeiro nuk ka arritur dot ta fitojë luftën me koronavirusin, duke ndërruar jetë pas 95 ditësh i shtruar në spital.

Ai vdiq nga ndërlikimet që i shkaktoi COVID-i, ndërsa la pas gruan Amanda Kloots dhe djalin Elvis Eduardo, vetëm 1 vjeç.

Aktori 41 vjeçar është i njohur për rolet e tij në filmat “A stand up guy” dhe “Mob Toën”.

“Zoti ka një engjëll tjetër në parajsë. Burri im i dashur ndërroi jetë këtë mëngjes. Ai u rrethua në dashuri nga familja e tij, duke kënduar dhe duke u lutur ndërsa u largua butësisht nga kjo tokë. Nick ishte një dritë kaq e ndritshme. Ai ishte shoku i të gjithëve, i pëlqente të dëgjonte, të ndihmonte dhe veçanërisht të fliste. Ai ishte një aktor dhe muzikant i jashtëzakonshëm. Ai e donte familjen e tij dhe ishte një baba i mirë. Elvis do më mungojë në gjithçka që bëjmë, çdo ditë ”, ka shkruar gruaja e tij në Instagram

Article Logic
Execution time: 0.0035121440887451