Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta aktori, producenti dhe prezantuesi i njohur James Lipton.
Sipas mediave ndërkombëtare, ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij në New York, në moshën 93-vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar bashkëshortja e prezantuesit, e cila u shpreh: ‘Ka shumë histori për James Lipton por jam shumë i sigurtë që ai do mbahet mend si një person që e ka dashur punën që bënte dhe që kishte respekt për të gjithë njerëzit me të cilët ka punuar’.
Kujtojmë që James Lipton është dalluar për karrierën e tij të bujshme. Ai ka intervistuar emra të famshëm të ekranit si Morgan Freeman, Sean Penn, Betty White, Ben Affleck, Al Pacino, Halle Berry, Ron Howard, Anthony Hopkins etj.










13 Dec 2025 





