INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa e dhimbshme! Ndahet nga jeta aktorja e famshme e Hollywood, bashkëshortja e yllit BOTËROR! [FOTO]

Sa e dhimbshme! Ndahet nga jeta aktorja e famshme e Hollywood, bashkëshortja e yllit BOTËROR! [FOTO]

Publikuar më: 18:29 13-07-2020

Ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare aktorja e njohur e Hollywood Kelly Preston, bashkëshortja e aktorit John Travolta.

Lajmin e trishtë të vdekjes së aktores e ka dhënë vetë John Travolta, i cili shkruan se pas 2 vitesh betejë me kancerin e gjirit, Kelly nuk ka mundur t’ja dalë. “...gruaja ime e bukur Kelly ka humbur betejën e saj dy vjeçare me kancerin e gjirit”, shkruan Travolta ndër të tjera.

John Travolta dhe Kelly Preston u martuan në vitin 1991 duke u kthyer në një nga çiftet më të bukura dhe më jetëgjata të Hollywood-it. Ata kanë luajtur dhe filma së bashku duke qenë protagonistë. Jeta e tyre mori një goditje të fortë në vitin 2009 kur djali i madh i familjes Jett ndërroi jetë në moshën 16 vjeçare nga një krizë epilepsie në Bahamas.

_methode_times_prod_web_bin_f9449e1a-c4e9-11ea-927d-8ef16d90d3be.jpg

104139007-184b8cf4-ca12-4bd9-96fb-956522bb4f57.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0045461654663086