INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa do të paguani për makinat e luksit në 2017?

Sa do të paguani për makinat e luksit në 2017?

Publikuar më: 10:23 30-11-2016

Drejtoria e Përgjithshmë e Shërbimit të Transportit Rrugor ka bërë publike taksat e reja të makinave, me të cilat do të pëballen qytertarët që nga data 1 janar 2017.në faqen zyrtare të Drejtorisë janë bërë publike kriteret e reja për pagesën e taksave për makinat e luksit. Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, pragu që një mjet të konsiderohet luksi zbret në çmimin e blerjes 5 milionë lekë, nga 7 milionë që është këtë vit. Taksa e luksit paguhet nga autoveturat me numrin e vendeve 4+1, me cilindrat 3000 kubikë dhe çmim blerjeje 5 milionë lekë. Taksa e luksit paguhet nga rreth 5400 mjete, ose 1,5 për qind e totalit të makinave.
Taksa e luksit llogaritet në dy faza. Mbi makinat luksoze zbatohet taksë regjistrimi për herë të parë në masën 70.000 lekë dhe taksë e përvitshme në masën 21.000 lekë çdo vit. Taksa prej 70 mijë lekësh është taksa vetëm për regjistrim për herë të parë, dhe kjo taksë nuk e shoqëron mjetin pas regjistrimit për herë të parë, pra në vitin pasardhës drejtuesi i mjetit do të paguajë vetëm 21 mijë lekë.
Sipas ligjit në fuqi, taksa e luksit paguhet nga makinat me cilindrat motorikë mbi 3 mijë kubikë dhe çmimi i mjetit të jetë mbi 7 milionë lekë. Ndërsa për vitin e ardhshëm do të ndiqet e njëjta praktikë, por kufiri do të jetë 5 milionë lekë çmimi i blerjes.
Kategoria e mjeteve të luksit është autovetura me numrin e vendeve 4+1. Të gjitha kategoritë e mjeteve që tejkalojnë numrin e vendeve 4+1 nuk quhen mjete luksi, por mjete pune që përdoren si për transport pasagjerësh, apo edhe mallrash ndaj dhe janë të përjashtuara nga taksa e luksit..

Article Logic
Execution time: 0.0033140182495117