INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’tremben më nga ora biologjike, vajzat shqiptare ndjekin trendin e ngrirjes së vezëve [VIDEO]

S’tremben më nga ora biologjike, vajzat shqiptare ndjekin trendin e ngrirjes së vezëve [VIDEO]

Publikuar më: 18:12 06-03-2019

Vitet e fundit është folur shumë për proçesin e ngrirjes së vezëve. Edhe emra të famshëm të ekranit si Rita Ora kanë vendosur të ngrijnë vezët për t’i përdorur në një tjetër moment të jetës. Dhe kjo është cilësuar si një përpjekje e gruas për të fituar kohë, të bëhet nënë pa u ndikuar nga ora biologjike.

Ndër arsyet se përse vajzat vendosin të ngrijnë vezët është sepse ato ende nuk kanë gjetur partnerin por edhe për arsye mjekësore.

Ndonëse fillimisht është konsideruar tabu ,në Shqipëri vitet e fundit është rritur kërkesa e vajzave për të ngrirë vezët.

Gjinekologu Elton Peci i ftuar në emisionin Medicin në IN TV,e konfirmon një gjë të tillë duke shpjeguar edhe proçesin.

Duke u ndalur tek mosha mjeku shpjegon se mosha optimale kur duhen ruajtur vezët janë vitet 30,pasi pas moshës 40-vjecare ulet cilësia dhe numri i vezëve. Dhe sa më herët të merren dhe të ruhen këto vezë aq më e sukseshsme do të jetë arritja e një shtatzënie në një moshë më të vonshme.

Por sikurse e konfirmon edhe mjeku në fund të fundit çdo gjë varet nga mosha.

Article Logic
Execution time: 0.0027310848236084