INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’paska fund SKANDALI! Pas gjithë dramës, Kylie Jenner akuzon Travis Scott për tradhti dhe i ka paraqitur ''provat''? [FOTO]

S’paska fund SKANDALI! Pas gjithë dramës, Kylie Jenner akuzon Travis Scott për tradhti dhe i ka paraqitur ''provat''? [FOTO]

Publikuar më: 11:48 01-03-2019

Lajmet në lidhje me tradhëtinë e Tristan Thompson kanë zënë faqet e mediave online e jo vetëm këto ditë. Familja Kardashian është në qendër të thashethemeve pas një tjetër tradhëtie që Tristan i bëri Khloes me modelen Jordyn Woods.

E sigurisht një ndër personat që është mërzitur më shumë lidhur me këtë skandal është Kylie Jenner pasi ajo është shoqja e ngushtë e Jordyn, domethënë ishte.

Mirëpo telashet s’paskan fund për Kylien dhe kjo sepse sajti i njohur TMZ ka raportuar se ajo ka akuzuar partnerin e saj Travis Scott për tradhti. Burime për TMZ kanë raportuar se arsyeja e vërtetë pse Travis shtyu koncertin e tij të së enjtes në Buffalo, ishte sepse ai vendosi të qëndrojë në Los Angeles për t’u përballur me akuzat e saj.

Me sa duket, reperi kishte shkuar në shtëpi për të befasuar Kylie-n dhe vajzën e tyre Stormi, kur ajo u përball me të dhe i paraqiti “provat” se ishte treguar i pabesë. Por nuk mund të mos kishte një reagim nga ana e reperit dhe përfaqësuesit e tij i kanë mohuar kategorikisht këto akuza, mirëpo debati nuk mund të shmangej.

Në një deklaratë për E News, përfaqësuesit e Travis kanë hedhur poshtë lajmin e tradhtisë si të pavërtetë.

skut.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029339790344238