INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’lanë gjë pa thënë! Pas sherrit me MatoLale, NOIZY merr vendimin e papritur për të, ja ç’ka bërë!

S’lanë gjë pa thënë! Pas sherrit me MatoLale, NOIZY merr vendimin e papritur për të, ja ç’ka bërë!

Publikuar më: 14:33 10-03-2021

Një ditë më parë, MatoLale publikoi projektin më të ri që ishte një diss i hapur ndaj Noizy-t. Në këngë ai shprehej se pranonte mbështetjen që i ka dhënë Noizy në fillimet e karrierës por shtonte se nuk e priste një diss nga ana e tij.

Ndër të tjera, e cilësonte reperin si egoist ndërsa nuk i lë pa i përmendur dhe mikun e tij më të mirë, Varrosin. “Edhe Varrosin që me demek e ke si vëlla, edhe Varrosin e ke lon me jetu në shtëpi me qera”, shprehet ndër të tjera MatoLale.

Ndërkohë, nuk vonoi dhe përgjigjja e Noizyt kundrejt tij ku i përmendte faktin se mori famë prej tij dhe se do t’i harrohej emri ashtu si të tjerët që kanë dalë kundra tij. Por MatoLale i është përgjigjur me komentet e fansave të Noizy-t, që kanë dalë në mbështetje të tij. Më tej, ai ka hedhur akuza ndaj tij duke thënë se nuk i ka ardhur në ndihmë Varrosit në momentin më të vështirë të tij.

Gjithsesi Noizy s’ka qëndruar duarkryq dhe ka vepruar. Ai ka fshirë bashkëpunimin e suksesshëm me MatoLale, pikërisht këngën “Adrenalinë” e cila numëronte mbi 17 milionë klikime.

Pra, gjërat duken shumë serioze.

noizy-matolale-adrenaline-lyrics.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033211708068848