INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’ka më ''nxjerrje sekretesh''! WhatsApp sjell risinë që të gjithë po e prisnim! Ja si ta aktivizoni! [FOTO]

S’ka më ''nxjerrje sekretesh''! WhatsApp sjell risinë që të gjithë po e prisnim! Ja si ta aktivizoni! [FOTO]

Publikuar më: 19:07 02-11-2019

Me enkriptimin “end-to-end”, WhatsApp u bë padyshim një nga aplikacionet më të sigurta të komunikimit. Por gjigandi i komunikacionit nuk ndalet me kaq. Tashmë, WhatsApp ka lëshuar një opsion të ri për përdoruesit e Android që do ta bëjë aplikacionin edhe më të sigurtë. Tashmë ata mund të përdorin, kyçjen me shenjë gishti (Fingerprint Lock), opsion që ishte i disponueshëm edhe më parë, por vetëm për përdoruesit e iPhone.

Si ta aktivizoni opsionin:

Hap WhatsApp dhe kalo tek Cilësimet
Shko te Llogaria, pastaj Privatësia dhe në fund të shfaqet opsioni për kyçjen me shenjë gishti.
Aktivizoje
Pastaj konfirmo shenjën e gishtit
Sapo të jetë aktivizuar, do duhet që ta hapni WhatsApp-in me shenjën e gishtit.

Article Logic
Execution time: 0.0075900554656982