INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’ka kafe në orarin e punës! Sandër Lleshaj zbulon arsyen

S’ka kafe në orarin e punës! Sandër Lleshaj zbulon arsyen

Publikuar më: 13:32 08-11-2018

Në mediat bëri shumë zhurmë urdhri i Zv Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili ndalonte kafet në orarin zyrtar të punës për punonjësit e ministrisë. Por sot vetë Sandër Lleshaj zbardh arsyet se përse mori këtë vendim.
Njoftim i Ministrisë së Brendshme:
“Ministria e Brendshme vlerëson të nevojshme të sqarojë se urdhri administrativ për punonjësit e administratës së Ministrisë së Brendshme, punonjësve të Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera të varësisë, lidhet me nevojën për një performancë më të lartë dhe imazhin e duhur publik.
Urdhri i Zv.Ministrit të Brendshëm për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit synon parandalimin e fenomenit të djegieve në vend-depozitimet e mbetjeve. Kjo për t’i i dhënë fund një praktike absurde dhe të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit është e vendosur për të marrë masa të forta ndaj kujtdo shkelësi, autoriteteve vendore, atyre të Mjedisit dhe subjekteve apo individëve të tjerë, që me veprime apo mos-veprime shkaktojnë pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Ditët e fundit një problematikë e shtuar lidhur me djegien e mbeturinave në vende të hapura apo pranë qendrave të banuara është konstatuar në qarqet Durrës, Vlorë, Kukës, Tiranë e Dibër.
Në këto kushte strukturat vendore të Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë masa urgjente për të mbajtur nën kontroll situatën në të gjithë territorin e vendit, duke ushtruar patrullime shtesë në këto zona dhe duke punuar ngushtësisht me strukturat përgjegjëse në Prefektura, Bashki, si dhe me ato të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për ta zgjidhur përfundimisht këtë problematikë.
Duke përfituar nga ky komunikim, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelon dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo krim mjedisor e paligjshmëri në numrin falas 112 apo aplikacionin Komisariati Dixhital, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ndaj shkelësve.

Article Logic
Execution time: 0.0032751560211182