INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’i lanë gjë pa thënë njëri-tjetrit, prezantuesi i njohur “sulmon” sërish NOIZYN: Artisti më i keq…

S’i lanë gjë pa thënë njëri-tjetrit, prezantuesi i njohur “sulmon” sërish NOIZYN: Artisti më i keq…

Publikuar më: 13:35 21-12-2020

Para disa javësh Noizy dhe reperi i ri Big Kik u përfshin në një debat publik, pasi ky i fundit u shpreh gjatë një freestyle në “Gjoni Black Entertainment” se Noizy e kishte hequr pa asnjë arsye nga grupi “OTR”. Përgjigja e Noizy-t nuk vonoi dhe në këtë përplasje virtuale ai përfshiu edhe moderatorin e emisionit , Meriton Mjekiqin.

Pasi foli para pak ditësh, Meritoni i është kthyer sërish debatit virtual me Noizyn.

Mbrëmjen e kaluar ai ka folur sërish rreth reperit pasi  ishte i ftuar në “Binjakët show” me Romeon dhe Donald Veshajn.

I gjendur përballë një loje ku i drejtoheshin pyetje lidhur me disa reperë shqiptarë Meritoni zgjodhi dy herë Noizyn, një herë si “artisti më i keq” dhe një herë tjetër si “artistin që s’do e ftonte kurrë në emision”.

Nuk e dimë nëse kjo do pasohet nga një debat tjetër virtual, por moderatori sapo i hodhi benzinë zjarrit.

Article Logic
Execution time: 0.0044770240783691