INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’duhet humbur! Festë e madhe në Tiranë! Zbuloni ç’do të ndodhë natën e ndërrimit të viteve në kryeqytet! [FOTO]

S’duhet humbur! Festë e madhe në Tiranë! Zbuloni ç’do të ndodhë natën e ndërrimit të viteve në kryeqytet! [FOTO]

Publikuar më: 18:34 25-12-2018

“Bashkia e Tiranës ka përgatitur një super koncert, do t’iu ftojmë të gjithëve nga qendrat sociale që të na bashkoheni në datën 31 dhjetor. Vitin e Ri do ta presim në sheshin “Skënderbej”, do të numërojmë bashkë dhe do të kemi një spektakël me fishekzjarre e muzikë, për t’u siguruar që do të kemi një tjetër vit të suksesshëm për Tiranën, siç ishte viti 2018 që po lëmë pas”, -tha Veliaj në drekën që u shtroi sot njerëzve në nevojë.

Pra sipas kryebashkiakut Veliaj, natën e ndërrimit të viteve do të ketë një koncert të madh në Tiranë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha sot se gjithçka është organizuar nga bashkia për mbrëmjen e 31 dhjetorit dhe 1 janarit.

“Jam i lumtur që bashkë me ekipin kemi organizuar gjithçka për natën e Vitit të Ri. Kemi organizuar një spektakël me fishekzjarrë, do ketë një koncert të madh në shesh, ku do festohet dhe artistë të mirënjohur të cilët do të këndojnë. Gjithashtu siç jemi njohur me vendimin e kryeministrit do jepet edhe çeku për foshnjat që do lindin. Mendoj se do jetë një vit tepër i mbarë”.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë 31 dhjetor do ta presë bashkia Vitin e Ri me fishekzjarrë pasi për qytetarët kjo gjë është e ndaluar:

‘Siç është njoftuar, këtë vit, nuk do jenë më qytetarët por do jetë Bashkia ajo që do hedhë fishekzjarrët. Zhurma, tymi, kaosi dhe incidentet do marrin fund”.

Teksa i uroi të gjithë shqiptarët për Krishtlindje, Veliaj bëri thirrje që viti 2019 të na bëjë njerëz më të mirë, të bashkëpunojmë më shumë e të çirremi më pak.

lije.jpg

Article Logic
Execution time: 0.00351881980896