INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’do ta besoni sa vjeç është…[FOTO]

S’do ta besoni sa vjeç është…[FOTO]

Publikuar më: 09:45 03-07-2016

Ye Wen, nëna  e një fëmije, duket dekada më e re. Ajo është nga Kina e fiksuar pas palestrës dhe notit. Me lëkurën pa asnjë rrudhë apo të metë, dhe trupin super të tonifikuar ka moshëm reale 50-vjeç. Ajo nisi të notojë dhe të bëjë palestër kur ishte 30 vjeç. Wen trajnohet çdo ditë tek pishina e saj dhe shkon në palestër 2-3 herë në javë për 2 orë.
50-vjeçarja shpreson që të veshë bikini edhe kur të shkojë 80 vjeç. Wen u vu në qendër të rrjeteve sociale pas publikimit të një artikulli nga “People’s Daily”, artikull që e bëri femrën më të kërkuar nëpër rrjetet sociale dhe internet, fillimisht në Kinë e më pas edhe në vende të tjera.

Fotot e saj po bëjnë xhiro në rrjetet sociale dhe kanë habitur shumë përdorues të tyre, të cilët nuk e besojnë dot që Wen është 50 vjeç.
“50 vjeç grua, me një djalë 20 vjeç dhe plot me energji”, shkruan një përdorues i Twitter-it.
Një tjetër komenton: “Vërtet e bukur. E admiroj këmbënguljen e saj”

Ja sa e re dhe e bukur duket:

Article Logic
Execution time: 0.0034911632537842