INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusia ndërpret bashkëpunimin bërthamor me SHBA

Rusia ndërpret bashkëpunimin bërthamor me SHBA

Publikuar më: 12:38 06-10-2016

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës vijojnë të tensionohen e tashmë jo vetëm për shkak të situatës në Siri. Moska deklaroi se ka ndërprerë një marrëveshje bashkëpunimi me Uashingtonin në sektorin e kërkimit për energjinë bërthamore si reagim i sanksioneve amerikane të vendosura si pasojë e krizës në Ukrainë. Qeveria ruse publikoi një dekret të firmosur nga kryeministri

Dmitri Medvedev në të cilin konfirmohet ndërprerja e marrëveshjes së 2013-ës për bashkëpunimin në sektoret e kërkimit dhe të zhvillimit në fushën e energjisë bërthamore.

Sipas Moskës bëhet fkalë për një reagim ndaj sanksioneve amerikane për shkak të krizës në Ukrainë. Marrëdhëniet mes dy vendeve që nuk kanë qenë asnjëherë kaq të tensionuara që nga koha e Luftës së Ftohtë dhe u përkeqësuan dhe më shumë me aneksimin e Krimesë në 2014-ën, konfliktin në lindje të Ukrainës e tashmë dhe për situatën në Siri. Sipas dekretit nuk është e drejtë që të autorizohen qytetarë amerikanë që të kenë akses në qendrat bërthamore ruse dhe as të lejohet një bashkëpunim i drejtpërdrejtë mes qendrave ruse të kërkimit dhe atyre amerikane.

Article Logic
Execution time: 0.0029759407043457