INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusi, partia e Putinit fiton zgjedhjet parlamentare

Rusi, partia e Putinit fiton zgjedhjet parlamentare

Publikuar më: 09:58 19-09-2016

Partia e presidentit Vladimir Putin ka fituar në zgjedhjet parlamentare të mbajtura dje në Rusi, por me një rezultat më të ulët se në zgjedhjet e 2011. Megjithatë ajo ka ruajtur kontrollin në dhomën e Ulët të parlamentit. Fitorja është konfirmuar nga kryeministri Dmitri Medvedev.

Presidenti Putin konsolidon kështu pushtetin e tij me një rezultat zgjedhor 40% të votave, që bazohet kryesisht në Moskë dhe Shën Peterburg. “ Jane kohë të vështira, por njerëzit vazhdojne të votojnë për partin Rusia e bashkuar, është shprehur Putin. "Kjo ndodh sepse ata kanë besim që përfaqësuesit e kësaj partie janë duke bërë më të mirën për popullin”-vazhdoi Putin.

Për herë të parë që nga viti 2003 zgjedhjet janë mbajtur me një sistem elektoral miks, gjysma e 450 deputetëve janë zgjedhur nga lista e partive me sistem proporcional dhe gjysma tjetër me votim mandati. Për herë të parë në këto zgjedhje u votua edhe në Krime dhe në Sebastopol, të cilat u aneksuan nga Rusia ne mars 2014, duke iu bashkuar Ukrainës. Kievi zyrtar, që kundershtoi zgjedhjet ruse në këto territore, i kërkoi komunitetit nderkombëtar të mos njohë rezultatin e zgjedhjeve.

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273