INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rusi 2018/ Franca "poker" Holandës, Ronaldo bën tripletë [VIDEO]

Publikuar më: 09:14 01-09-2017

Janë zhvilluar mbrëmjen e të enjtes, disa nga ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e  botërorit 'Rusi 2018', të cilat prodhuan shumë gola dhe përmbysje.

Kështu, kryendeshja e mbrëmjes ishte ajo mes Francës vendase dhe Holandës, e fituar nga 'Gjelat' me rezultatin e thellë 4-0.

Griezmann në pjesën e parë, dy herë Lemar dhe Kylian Mbappe shënuan për ekipin e Deschamps, ndërsa Strootman la Holandën me 10 futbollistë në minutën e 62-të.

Fitore spektakolare mori edhe Belgjika, duke mposhtur 9-0 Gjibraltarin, si dhe Qipro, e cila përmbysi rezultatin ndaj Bosnjës nga 0-2, në 3-2.

Edhe Portugalia fitoi me rezultatin e thellë 5-1, ndaj Ishujve Faroe, ndërsa Cristiano Ronaldo shënoi një tripletë.

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604