INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rudina Magjistari lë emisionin e pasdites për një tjetër program?

Rudina Magjistari lë emisionin e pasdites për një tjetër program?

Publikuar më: 16:02 27-06-2020

Rudina Magjistari prej 10 vitesh drejton një nga emisionet më të suksesshme në vend në orarin e pasdites. Përveç një viti shkëputje pas lindjes së vajzës, Magjistari nuk e ka lënë asnjëherë pas dore emisionin, i cili sot mban edhe emrin e saj. Duke qenë se është bërë gati 1 dekadë që Rudina drejton dhe moderon këtë program, në disa portale është raportuar ditët e fundit se prezantuesja do të hiqte dorë prej tij.

Në lajmet e publikuara thuhej se Rudina do prezantonte një emision me format të ngjashëm me atë të Maria De Filipi “C’e posta per te” dhe se vendin e saj në programin e pasdites do e zinte Jona Spahiu. Në lidhje me këtë lajm Rudina ka zgjedhur të reagojë me një përgjigje jo të drejtpërdrejtë, por që në fakt tregon shumë.

Ajo ka postuar në rrjete sociale disa imazhe nga emisioni i saj dhe ka treguar se është në kërkim të gazetarëve të rinj për sezonin e ardhshëm, duke treguar se ajo do të vazhdojë ende me moderimin e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0037858486175537