INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rudina Hajdari flet për familjen e saj: ‘’Krenare për vendimin e vëllait, nuk jam në parlament për të mbrojtur mamanë nga vettingu’’

Rudina Hajdari flet për familjen e saj: ‘’Krenare për vendimin e vëllait, nuk jam në parlament për të mbrojtur mamanë nga vettingu’’

Publikuar më: 21:45 08-04-2019

Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar marrëdhëniet me vëllain e saj, Kirin, pas vendimit për të mos dorëzuar mandatin dhe përjashtimin e saj nga Partia Demokratike.

Ndërsa vëllai i deputetes u pozicionua pro vendimit të djegies së mandateve dhe protestave opozitare, Hajdari tha është krenare për vëllain dhe se kanë marrëdhënie shumë të mirë, pavarësisht mendimeve ndryshe.

“Ndjehem shumë krenare për vëllain tim që ka kurajon të dalë aty dhe të thotë që amaneti i vëllait tim është me ju. Unë nuk jam kundër akuzave të opozitës ndaj qeverisë, por prandaj jam në parlament. Unë e kam parë vendimin e PD-së si braktisje të këtyre akuzave. Patjetër që protesta është një mekanizëm, por mund të ishte gjetur një mënyrë që të bëheshin protestat edhe duke qenë në parlament”, u shpreh Hajdari.

Vajza e liderit të lëvizjes studentore të ’91, komentoi edhe akuzat se vendimin për të qëndruar në parlament e ka marrë për të mbrojtur nënën e saj gjykatëse nga sistemi i vettingut.

“Mamaja ime të marrë përgjegjësitë e veta për karrierën e saj. Unë kam hyrë në këtë profesion jo për të mbrojtur mamanë time. Janë dy gjëra krejt të ndryshme. Që kur kam ardhur nga Amerika, bashkë me bashkëshortin tim, unë jam regjistruar në Partinë Demokratike. Jam anëtare, ata ta rishohin këtë punë”, tha ajo.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037980079650879