INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Rudina Dembacaj opinioniste e 'Big Brother VIP Kosova'

Rudina Dembacaj opinioniste e 'Big Brother VIP Kosova'

Publikuar më: 14:08 26-10-2026

“Big Brother VIP Kosova” pritet të vijë me risi në edicionin e ri, si në panelin e opinionistëve, ashtu edhe në drejtimin e spektaklit.

Burime bëjnë me dije se Rudina Dembacaj do të jetë opinioniste e këtij edicioni. Aktorja pritet të jetë pjesë e panelit që do të komentojë zhvillimet dhe dinamikat mes banorëve, në një sezon që duket se do të sjellë ndryshime në përbërjen e tij.

Krahas Rudina Dembacajt, përflitet edhe një tjetër emër i njohur nga Shqipëria, Shqipe Hysenaj megjithatë emri i saj pritet të konfirmohet ose jo në ditët në vazhdim.

Risite nuk mbarojne ketu kete edicion, pasi gara është e fortë për emrin e moderatores së re ku deri tani po diskutohet mes Bora Zemanit, Sara Kolamit dhe Xheneta Fetahut.