Edicioni i ri i “Big Brother VIP Kosova” duket se po përgatitet të vijë me ndryshime të rëndësishme, ku vëmendja është përqendruar te emrat që mund t’i bashkohen këtij sezoni, si në panelin e opinionistëve, ashtu edhe në moderimin e spektaklit.
Sipas burimeve ekskluzive për Vip Magazine, aktorja Rudina Dembacaj pritet të jetë pjesë e panelit të opinionistëve të BBVK 5. Ajo mund të marrë përsipër komentimin e situatave dhe debateve që do të shoqërojnë banorët gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Por Rudina nuk është emri i vetëm që po përflitet për këtë rol. Edhe Shqipe Hysenaj është në listën e emrave që po diskutohen, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ajo do të jetë pjesë e këtij edicioni. Një konfirmim përfundimtar për përbërjen e panelit pritet të ketë në ditët në vijim.
Ndërkohë, një tjetër pikëpyetje e madhe lidhet me drejtimin e spektaklit. Gara për moderatoren e re duket se është mes tri emrave të njohur: Bora Zemani, Sara Kolami dhe Xheneta Fetahu.
Se cila prej tyre do të marrë drejtimin e BBVK 5, mbetet ende për t’u zbuluar. Deri në një njoftim zyrtar, emrat e përfolur mbeten pjesë e diskutimeve për sezonin e ri, i cili duket se po vjen me surpriza që në nisje.
