INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ruçi këshillon opozitën: 'Nuk ju ndihmon bojkoti, s’ka ‘fole’ kriminelësh në Parlament'

Ruçi këshillon opozitën: 'Nuk ju ndihmon bojkoti, s’ka ‘fole’ kriminelësh në Parlament'

Publikuar më: 14:05 04-09-2018

Gramoz Ruçi zgjodhi një bashkëbisedim me gazetarët për të bërë publike arsyet se përse shumica vendosi që të shtyjë votimin e dekretit të presidentit me një javë.

“Përgatitëm draft-kalendarin. U kërkua një javë kohë për ligjin për Teatrin. S’është shtyrje por përgjegjshmëri. Mos të harrojmë kemi një impenjim edhe nga Komisioni Evropian. Është fare normale që të diskutohet”, tha ai.
Por kryeparlamentari nuk i shpëtoi pyetjeve të gazetarëve mbi aktualitetin dhe klimës së nxehtë politike. Në këtë pikë Ruci i kujtoi opozitës se parlamenti nuk mund të jetë një fole kriminelësh.

" Kuvendi nuk mund të konsiderohet "fole" kriminelësh. Kuvendi në çdo vend është sovrani që e ka prurë aty sipas Kushtetutës dhe ligjeve. Kush ka vlerësime të veçantë për individë të veçantë ka organe përkatëse dhe legjislacion që bën vlerësimin apo ndëshkimin e tyre. Djegien e mandateve nuk e kam dëgjuar, kam dëgjuar tezën e marrëdhënie të kushtëzuara apo bojkot. Para këtij sesioni ka pasur zëra të veçantë për djegien e mandateve" thekson Gramoz Ruçi.

Ndaj dhe aksioni i saj duhet menduar mirë thotë Gramoz Ruci, i cili duke ju referuar edhe eksperiencës së tij të gjatë në kuvend u jep një këshillë opozitarëve.

"Nga përvoja e gjatë politike më rezulton se për çdo forcë politike nuk ka bërë vaki për herë të parë, nuk janë djegur mandatet. Por ka gjithmonë një herë të parë, nuk e këshilloj këtë, por më rezulton si termikushtëzim që unë e kam përdorur ashtu si bojkotin, apo edhe djegia e mandateve kanë qenë të diskutuara dhe nga opozita ime e dikurshme.

Më rezulton se efektiviteti i një opozitë është lufta dhe përpjekja brenda sistemit, jo jashtë", shprehet Ruçi

Edhe pse i ftohtë ndaj çështjeve të nxehta politike ka diçka që e shqetëson Gramoz Rucin, e ajo është reforma zgjedhore.

Article Logic
Execution time: 0.0033359527587891