INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ruçi i fik Berishës mikrofonin! Ai del e vazhdon komunikimin jashtë sallës...

Ruçi i fik Berishës mikrofonin! Ai del e vazhdon komunikimin jashtë sallës...

Publikuar më: 10:55 25-10-2017

Berisha ka kërkuar fjalën për procedurë në parlament dhe tha vetëm kaq: Njeriu që ka shitur dëshmimtarin e mbrojtur quhet Edvin Kristaq Habili, i cili pasi mori foton nga Bledi Habili shkoi me vrap në zyrën e Xhafës dhe identifikuan personin, duke shkelur sekretin më të rëndë shtetëror, sepse ka lidhje me çështjen. Kjo ka mjaftuar që Kreu i kuvendit Ruçi të marrë vendimin për ti fikur mikrofonin. Më tej ai doli jashtë sallës dhe vijoi të përfundojë fjalën për gazetarët, ku u tha se kuvendi është i pushtuar nga Habilajt. "30 ton drogë në Itali, 300 milionë euro e shndërruan në narko-mazhorancë shumicën. Kjo është dita e turpit kombëtar të këtij parlamenti. Basha ka shprehur si iniciativë për heqjen e plotë të imunitetit, ne jemi plotësisht pro” deklaroi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0022528171539307