INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rruga e shkatërruar, nisin punimet në aksin Tiranë-Durrës

Rruga e shkatërruar, nisin punimet në aksin Tiranë-Durrës

Publikuar më: 09:30 11-06-2018

Nisin punimet për rehabilitimin e pjesëve të dëmtuara të autostradës Tiranë-Durrës, e cila është amortizuar në një pjesë të madhe. Në ditën e parë të nisjes së punimeve ka qenë i pranishëm Ministri Damian Gjiknuri dhe kreu i ARRSH, të cilët kanë ndjekur nga afër nisjen e punimeve.

Për të mos krijuar trafik të rënduar, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore kanë hartuar një plan të posaçëm për devijimin e qarkullimit në rrugë dytësore.
Gjatë ditë së sotme dhe nesër, punimet do të realizohen në segmentin e parë nga Qafë Kashari në drejtim të Vorës ku edhe do të kufizohet kalimi me automjete.
Ndërkohë drejtuesve u kërkohet që në këto dy ditë lëvizja e mjeteve të rënda në drejtim të veriut të bëhet përmes Kamzës nga rreth rrotullimi Casa Italia.
Ndërsa autoveturat që shkojnë në drejtim të Durrësit duhet të përdorin daljen tek pika e furnizimit Kastrati dhe mbikalimin për Kashar në drejtim të Vorës. Drejtuesit e mjeteve që kanë si destinacion jugun, duhet të përdorin drejtimin nga Elbasani si dhe kthimin për Tiranë të përdorin sërish drejtimin nga Elbasani. Në mënyrë të veçantë drejtuesit e mjeteve që përdorin segmentin Tiranë-Durrës dhe kthim duhet të përpiqen të zgjedhin drejtime alternative sipas udhëzimeve që do të jepen në vazhdimësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore. Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë Rrugore dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqendruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.
Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë

Article Logic
Execution time: 0.003864049911499