INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrjetet sociale po shkatërrojnë miqësitë e vërteta?

Rrjetet sociale po shkatërrojnë miqësitë e vërteta?

Publikuar më: 21:35 10-10-2016

Çdo ditë e më shumë njerëzit sa vijnë e bëhën më të varur nga rrjetet sociale, të cilat me të vërtetë kanë ndryshuar mënyrën se si të mbajmë kontakt me miqtë, por jo gjithmonë sjellin anën pozitive.

Rrjetet sociale në të vërtetë kanë ndryshuar mënyrën se si të mbajmë kontakt me me miqtë, por jo gjithmonë sjellin anën pozitive.

Në i duam miqtë tanë dhe na pëlqen të dëgjojmë rreth jetës së tyre, por jo edhe të dimë se çfarë kanë ngrënë për mëngjës, si e kanë kaluar ditën, apo të kuptojmë në detaje se sa i/ e mirë është bashkëshorti/ja e tyre. Një gjë e tillë do iu bënte të merrnit informacione të panevojshme. Prandaj edhe jeta që bëjnë miqtë tuaj duhet parë me shumë kujdes.

Kërkesat për lojë

Lojërat janë zbavitëse dhe shumica e njerëzve që përdorin rrjetet sociale luajnë lojëra të ndryshme, por e merrni me mend se sa acaruese është kur një person gjatë ditës merr deri ne 5 ose 6 ftesa për lojëra?! Kjo sjellje edhe mund të sjellë te hidhërimi i miqve, prandaj keni kujdes.

Miqtë edhe gënjejnë nëpër rrjetet sociale

Një miku juaj mund të fshehë shumë lehtë acarimet e tij në rrjetet sociale dhe të shfaqë aty një ‘jetë të rehatshme’ ndërkohë  që në të vërtetë është duke vuajtur shumë. Të shikoni përditësimet e tyre, mund të ndiheni sikur jeni pjesë e pandashme e jetës së tyre dhe një gjë e tillë do të thotë që mund të hiqni dorë lehtë nga bisedat që zhvillohen kur jeni duke pirë kafe.

Balanconi rrjetet sociale me forma tjera komunikimi

Përderisa rrjetet sociale ju ndihmojnë të gjeni miqtë dhe t’i keni afër ata, është një gjë tjetër që privohet kjo lloj miqësie. Rrjetet sociale shpesh herë humbasin kontaktin real që keni pasur me miqtë tuaj, prandaj është e nevojshme që të mbani një ekuilibër mes miqve në rrjetet sociale dhe miqve në jetën e përditshme.

Më shumë vëmendje duhet t’i kushtoni mikut/mikeshës me të cilët mund të dilni dhe të ecni në natyrë, sësa miqve që kanë hyrë në jetën tuaj në mënyrë virtuale. Gjithmonë mbani mend, se bashkëveprimi me një mik në jetën reale nuk mund të zëvendësohet.

Article Logic
Execution time: 0.0020339488983154