INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrjetet sociale po na fusin në depresion: le të mësojmë t'i fikim

Rrjetet sociale po na fusin në depresion: le të mësojmë t'i fikim

Publikuar më: 14:31 10-04-2016

Mediat sociale krijojnë varësi, dhe ashtu si drogërat, po na bëjnë më shumë keq sesa mirë. A na bëjnë Facebook dhe Twitter neve më të lumtur? Përgjigja mesa duket është: Jo.

Një studim i kohërave të fundit tregoi se një në pesë persona thonë që ndihen të depresionuar si rezultat i përdorimit të mediave sociale. Kjo mund t'i vijë si një suprizë brezit nën 30 vjeç: mediat sociale janë pjesë të ADN-së së tyre dhe adoleshentët po e humbin me shpejtësi aftësinë për të komunikuar në mënyra të tjera përveç përmes smartphonave të tyre. Por stresi i monitorimit të vazhdueshëm të statuseve tona dhe dokumentimi pafund i çdo aspekti të jetëve tona përmes rrjeteve si Facebook, Snapchat dhe Instagram ka arritur majat.

Punëdhënësit shprehen që shumë persona që lënë shkollën janë të papërgatitur për botën e punës, në të cilën i duhet të ndërveprojnë me njerëz jashtë grupit të tyre të moshatarëve dhe të flasin përballë me njerëz totalisht të huaj.

Article Logic
Execution time: 0.003849983215332