INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritja e ekonomisë dedikuar grave – rasti i Ruandës

Rritja e ekonomisë dedikuar grave – rasti i Ruandës

Publikuar më: 12:27 10-10-2023

Që nga viti 2000, PBB (Prodhimi i Brendshëm Vjetor) i Ruandës është rritur me 7.23% në 2023.

Në 1994 Ruanda përjetoi një luftë civile me në qendër të tij një genocid që historia nuk mund ta harrojë lehtë. Dhe, përkundër kësaj ndodhie nga e cila duket sikur një shtet nuk mund të rimëkëmbet më, sot Ruanda është një shtet i qëndrueshëm me një qeveri që punon në funksion të qytetarëve të saj.

Në 2 dhjetëvjeçarët e fundit, pjesëmarrja politike e grave ka pasur një rol madhor. Gjatë kësaj kohe ka qenë vendi i parë me shumicë grash në trupin ligjvënës – me 52% gra në pozicione kabineti qeveritar dhe 2/3 e parlamentit përbërë nga gra.

Të drejtat e punëtorëve janë përmirësuar dukshëm. Edhe pse shumica dërrmuese e fuqisë punëtore (rreth 80%) janë gra, ato prapë fitojnë 88 Cent krahasuar me 1 Dollar amerikan që fiton një burrë. Kjo është një arritje e grave, pasi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gratë fitojnë 83 Cent për 1 Dollar që fiton një burrë.

Për më tepër, në 2015 Ruanda e rishikoi kushtetutën e saj të 2003 në favor të barazisë gjinore dhe të të drejtave të grave.

Ruanda vazhdon të promovojë gratë. Një ndër arritjet kryesore mbetet rënia e vdekjeve amtare, pasi tanimë gratë kanë qasje në shëndetësi të cilësisë së lartë.

Ndër të tjera, Ruanda po zhvillon lëvizjen e sukseshme botërisht “Ai Për Atë” (HeForShe) me mbi 200.000 firmëtarë. HeForShe është një ftesë për burrat dhe njerëzit e të gjitha gjinive që të solidarizohen me gratë për të krijuar një forcë të guximshme, të dukshme dhe të bashkuar për barazinë gjinore. Burrat e HeForShe nuk janë lënë mënjanë. Ata po punojnë me gratë dhe me njëri-tjetrin për të ndërtuar biznese, për të rritur familjet dhe mbështetur komunitetet e tyre.

Analfabetizmi i grave në Ruandë ka rënë nga 80% në vetëm 8.3% për vetëm 20 vjet.

Statistikat në Afrikë tregojnë se gratë në vend kanë kontributin më të madh në një sektor që është perceptuar tradicionalisht për burra dhe që është thelbësor për ekonominë e vendit – atë të agrikulturës. 79% e forcës punëtore janë gra.

Për shkak të fakteqësisë së 1994, popullsia e Ruandës dominohet nga gratë. Nëse shtetet e tjera në botë kanë interes për të mësuar se si rritet ekonomia e një vendi që ishte në fakt i rrënuar, është se arrihet duke fuqizuar gratë dhe duke i përfshirë në ekonomi pa kompromis.

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë dhe premisat të përparojë në këtë drejtim me fushatat ndërgjegjësuese masive të mbështetura edhe nga organizatat ndërkombëtare si UNFPA, UNWomen, UNDP, ambasadat e Suedisë, Holandës etj., me aderimin në konventat ndërkombëtare si CEDAW apo Beijing Platform of Action, apo me hyrjen në lëvizjen HeForShe në vitin 2014. Duhet vetëm veprim dhe zbatim i atyre angazhimeve të marra nga të gjithë aktorët për t’i bërë realitet në 10 vitet e ardhshme.
#TjeterHereMeVajze #unfpaalbania

Article Logic
Execution time: 0.0031008720397949