INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rritja e akcizës së gazit / Prek 13 mijë automjete [VIDEO]

Publikuar më: 20:05 02-12-2016

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në Shqipëri janë afro 13 mijë e 700 automjete që operojnë me gaz, që pritet të preken nga vendosja e akcizës.Importi vjetor i gazit të lëngshëm për përdorim nga makinat është rreth 25 mijë tonë në vit. Qeveria llogarit se efekti në të ardhurat buxhetore pritet të jetë 0.5 miliardë lekë nga akciza dhe 0.1 miliardë lekë nga TVSH-ja.  Aplikimi i akcizës do të sjellë shtrenjtim të çmimit, i cili pritet të variojë nga 60 lekë deri në 65 lekë për litër. Por parashikimi i ekspertëve të fushës  sipas tyre përsëri i lë shteg të hapur abuzimeve si pasojë e taksimit të diferencuar e gazit për automjetet dhe atë që përdoret për konsum familjar. I te njejti mendim eshte edhe opozita. Edhe levizja socilaiste per integrim ekundershtoi rritjen permes nje letre te Petrit Vasilit. Sipas vlerësimeve, Evropa shpenzon çdo vit më shumë se 30 milion tonë  e gazit të lëngshëm dhe prodhon po të njëjtën sasi. Në ditët e sotme Rusia, Kina dhe vendet e Amerikës përdorin gaz natyror. Bashkitë Turke si Stambolli dhe Ankaraja tashmë janë duke punuar për të futur gazin natyror në të gjithë transportin urban. Sipas disa ekspertëve, njerëzit janë të kënaqur me përdorimin e gazit të lëngshëm  pasi është një lëndë djegëse e dëshirueshme jo vetëm për arsye të përballueshmërisë së çmimit, por për shkak se ajo është e mirë edhe për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit.

Article Logic
Execution time: 0.0038399696350098